Politike

Zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha bën analizën: Fitojmë! Basha gaboi, dorëzoi Vorën

3 Shkurt 2022, 20:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha bën analizën: Fitojmë! Basha

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar Bashkitë ku mund të fitojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, duke u shprehur i bindur në fitoren e kandidatëve të tij dhe të koalicionit me LSI-në.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Log”, Berisha u shpreh se është gjithashtu realist për kundërshtarët, ndërsa analizoi edhe gabimet e kryedemokratit Lulzim Basha. Për Berishën, braktisja e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte një lëvizje që i kushtoi shumë demokratëve. 

Bardh Spahia do fitojë. Janë të gjithë të dhënat që do votohet Bardh Spahia. A kam shanse reale në Lushnje? Është më i fuqishmi. Elton Bano është një qytetar, intelektual i respektuar nga e gjithë Lushnja. Vorën e dorëzoi Lul Brava, një nga shërbimet më të mëdha është që i bëri Edi Ramës. Cilat bashki mund të fitoj? Ne hymë në një betejë për të fituar në të gjitha bashkitë por kemi të bëjmë me një regjim të diskredituar. Gara në Durrës? Kandidati ynë në krahasim me Gjushin është një diferencë e jashtëzakonshme. Unë e theksova dhe më parë. Peshkaqen më i madh se Gjushi s’ka hyrë,”-tha në fjalën e tij ish-kryeministri. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 lulzim basha sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll