Aktualitet

E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidhet e masakrohet nga dy italianë

3 Shkurt 2022, 22:59 Nga DOSJA
E rëndë në Greqi/ Shqiptari lidhet e masakrohet nga dy

GREQI– Një 45-vjeçar së bashku me nipin e tij 35 vjeç, të dy me origjinë italiane kanë masakruar me thika dhe sëpatë një 38-vjeçar shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rodos të Greqisë dhe arsyeja e sherrit ka qenë më shumë se banale, për një motoçikletë. Sipas “Protothema“, kjo histori i ka rrënjët në vitin verën e vitit 2016. Mësohet se protagonistë të sherrit janë bërë një 46-vjeçar dhe nipi i tij 35-vjeçar dhe se autorët janë lënë të lirë me kusht dhe janë dënuar me një gjobë prej 2000 eurosh. 

Ishte shqiptari ai që i denoncoi dy italianët në Polici duke u shpjeguar efektivëve se e kishin ftuar në dyqanin e tyre, e aty i lidhën gojën e gjymtyrën, duke e futur në magazinë. E pikërisht aty e torturonin më “taser”, megjiithatë ia kishte dalë që të arratisej. Pas marrjes së denoncimit, Policia ka shkuar në dyqanin e 46-vjeçarit ku edhe kanë konfiskuar tre thika, një sëpatë, një taser, një litar dhe një kadife dhe sende të tjera që linin të kuptonin se aty dikush ishte mbajtur peng.

Në dëshminë e tyre, të arrestuarit kishin blerë një motor tek shqiptari, me çmim fillestar 4500 euro, por në fund pasi nuk kishin aq para ranë dakord për 1 mijë më pak. Megjithatë shqiptari si përfundim mori vetëm 2500 euro. Pasi italianët nuk i jepnin pjesën tjetër, ai u ishte futur në shtëpi dhe i kishte vjedhur para apo bizhuteri.

Ndërsa italianët i mohojnë akuzat e rrëmbimit dhe torturës ndaj shqiptarit duke thënë se ishte vetë 38-vjeçari që kishte shkuar në dyqanin e tij dhe në një moment ka marrë  thikën dhe e ka sulmuar. Më pas italiani ka tentuar të mbrohet, duke pretenduar se ishte plagosur po vetë nga shqiptari.

46-vjeçari kishte pohuar gjithashtu se në një moment, pasi e ka goditur shqiptarin në hundë, ai ka marrë një kabllo dhe e ka lidhur për vetëmbrojte, duke qenë se sipas tij, shqiptari e kishte kërcënuar me jetë nga familja. Më pas i ka lidhur këmbët dhe i ka zënë gojën që të mos bërtiste pasi kishte frikë se mund të kishte njerëz që mund të shoqëronin. Lidhur me akuzën e mbajtjes së armëve të zjarrit, të dy personat kishin deklaruar se ishte vetëm një thikë kuzhine, ndërsa për pilulat e drogës, 35-vjeçari merrte një pjesë për shkak të problemeve shëndetësore. Madje ai pretendoi se kishte një recetë mjekësore.

Të dy u liruan me kusht nga gjykata dhe u dënuan me gjobë prej 2 mijë eurosh.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi merret peng shqiptari ne greqi rodos greqi merret peng shqiptari ne greqi rodos

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2022, 22:23

Merr flakë një banesë në Elbasan

ELBASAN– Një banesë është përfshirë në lagjen “5 maji” në Elbasan. Fatmirësisht nga flakët nuk ka mbetur asnjë person i lënduar, pasi në banesë nuk ka pas...