Aktualitet

Sherr mes shoferëve për pasagjerë, plagoset rëndë 50-vjeçari në Këlcyrë, me helikopter drejt Tiranës (Emri)

1 Korrik 2019, 10:07 Nga DOSJA
Sherr mes shoferëve për pasagjerë, plagoset rëndë

KËLCYRË- Një shofer autobusi është plagosur pas një sherri me një tjetër shofer furgoni në Këlcyrë.

Sherri ka nisur për pasagjerët dhe gjatë konfliktit shtetasi Arben Mamillo është rrëzuar, duke u dëmtuar në kokë dhe menjëherë është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërsa shtetasi me iniciale I.Ç është shoqëruar në komisiariat, ku po merret në pyetje për konfiktin me të plagosurin.

Njoftimi i policisë:

Këlcyrë

Në qytetin e Këlcyrës shtetasi A.M., rreth 50 vjeç, banues në Përmet, drejtues autobuzi është konfliktuar (për pasagjerë) me shtetasin I.Ç, rreth 50 vjeç, banues në Këlcyrë, drejtues fugoni.

Shtetasi A.M., gjatë konfliktit është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë, i cili është transportuar drejtë spitalit të Traumës Tiranë. Shtetasi I.Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben mamillo kelcyre plagoset shoferi ne kelcyre sherr mes shofereve arben mamillo kelcyre plagoset shoferi ne kelcyre sherr mes shofereve

Sondazh

Poll