Aktualitet

Rinis numërimi i votave në Gjirokastër, hapen 13 kuti gjatë natës nga 70 në total

1 Korrik 2019, 09:08 Nga DOSJA
Rinis numërimi i votave në Gjirokastër, hapen 13 kuti gjatë

GJIROKASTËR- Ashtu si edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, edhe në qarkun e Gjirokastrës, u zhvilluan dje zgjedhje lokale.

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve ka nisur numërimi i votave në KZAZ nr 78, ku janë hapur 13 kuti gjatë natës, nga 70 që janë në total.

Kandidati për bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemi ka  marrë 2312 vota deri tani.

Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet numerimi i votave ne gjirokaster rezultatet e zgjedhjeve numerimi i votave ne gjirokaster rezultatet e zgjedhjeve

Sondazh

Poll