Aktualitet

Tentuan të prishnin procesin zgjedhor, Prokuroria: Janë arrestuar dy persona dhe janë proceduar 3 të tjerë

30 Qershor 2019, 19:42 Nga DOSJA
Tentuan të prishnin procesin zgjedhor, Prokuroria: Janë arrestuar dy

TIRANË- Në përfundim të procesit të votimit ka ardhur dhe një reagim nga Prokuroria e Përgjithshme. Në një njoftim për mediat, organi i akuzës bën me dije se numri i çështjeve të regjistruara ka qenë tre dhe ka pasur dy persona të arrestuar.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 procedim penal në ngarkim të 1 personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata”, shkruhet në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Sipas informacionit që u administrua gjatë datës 30 Qershor 2019, deri në përmbyllje të procesit të votimit, nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, rezulton se numri i përgjithshëm i çështjeve të regjistruara për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019, është gjithsej 3 (tre) procedime penale me 2 (dy) persona të arrestuar. Më konkretisht:

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 326/a/1, 329/2 dhe 278/1 të Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30 Qershor 2019 ka regjistruar, 1 (një) procedim penal në ngarkim të 1(një) personi të arrestuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 326/a/1-22 i Kodit Penal. Akoma nuk është dhënë masa e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ka regjistruar 1(një) procedim penal pa autor, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, parashikuar nga nenei 152 i Kodit Penal, pasi rreth orës 00:30, në njërën nga klasat e shkollës ku ishte caktuar një qendër votimi, është hedhur një sasi e dyshuar si lëndë eksplozive.

Kurse, Prokuroritë e tjera pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet problemet ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 problemet ne zgjedhje prokuroria e pergjithshme shqiperia voton 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll