Aktualitet

Arrestimit i të riut në Shkodër/Familjarët akuzojnë policinë: Serbë, çfarë është ky terrorizëm mo shokë? (VD)

1 Korrik 2019, 09:55 Nga DOSJA
Arrestimit i të riut në Shkodër/Familjarët akuzojnë

Shkodër- Pas arrestimit të të riut Emrah Shabaj familjarët kanë hedhur akuza se policia i ka dhunuar ata.  Gjyshi i tij e quan policinë edhe shtetin serb pasi sipas tij kanë terrorizuar familjen e tij.

“Isha duke punuar. Unë kam thënë ku jeni mor serbë. Çfarë doni me bërë mo, ai ka fëmijë. Çfarë është ky terrorizëm mo shokë ?Çfarë bën kjo qeveri mo? E kanë arrestuar kot. Nuk kishin as fletë arrestimi. Çfarë bëhet kështu?”, është shprehur gjyshi i Emrah Shabajt, Osman Shabaj.

Ndërsa nëna e tij ka deklaruar se të gjitha këto ndodhin për arsye politike.

“I kanë hedhur prangat djalit sikur ka qenë terrorist. Ne njohim dekretin e presidentit, s’kemi shkuar për të votuar. Ku e keni mandatin i thashë policisë? Nuk kemi letër më thanë. Na kanë hapur derën dhe na kanë arrestuar djalin. Unë na kanë dhënë asnjë letër. Na kanë shtyrë, na kanë rrahur , një javë kishte djali që kishte dalë prej spitalit djali. Nuk dimë arsyen pse na vijnë policia. Kjo është me arsye politike se ndryshe nuk ka”, është shprehur nëna.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet emrah shaba familjarët shpërthejnë ndaj ramës osman shaba zgjedhjet lokale arrestohet emrah shaba familjarët shpërthejnë ndaj ramës osman shaba zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll