Aktualitet

FNSH operacion Blic/ Arreston nipin e ish-kreut të Postribës, “shpërthejnë” familjarët: Serbë po na terrorizoni

1 Korrik 2019, 07:47 Nga DOSJA
FNSH operacion Blic/ Arreston nipin e ish-kreut të Postribës,

Shkodër-Mëngjesin e sotëm në Shkodër, Policia ka arrestuar një person pasi akuzohet se ka penguar procesin e votimit. Dosja.al mëson se në prangat e policisë ka rënë Emrah Shabaj, pasi akuzohet se ka bërë rezistencë për mos hapjen e qendrave të votimit në fshatin, Postribë.  Ai është arrestuar në banesën e tij nga policia, ku të pranishme kanë qenë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, FNSH. Në pamjet e siguruara nga Dosja.al shfaqet i gjithë aksioni i policisë në momentet që arrestohet i riu.

Theksojmë se familjarët akuzojnë policinë se iu ka bërë terror në momentin që ka arrestuar të riun në banesë.

“Erdhën si serb, si terrorist në orën 5 të mëngjesit. Dhunuan gra dhe të sëmurë.”, shprehet gjyshi i tij Osman Shabaj.

Ndërsa nëna e tij  thekson se gjithçka është për arsye politike pasi nuk kanë shkuar të votojnë.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet emrah shaba osman shaba zgjedhjet lokale arrestohet emrah shaba osman shaba zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll