Aktualitet

DSIK e akuzoi se kishte vëllain e dënuar në Itali, KPK konfirmon kreun e Prokurorisë së Kavajës, Artan Madani

1 Korrik 2019, 08:26 Nga DOSJA
DSIK e akuzoi se kishte vëllain e dënuar në Itali, KPK konfirmon

TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Drejtuesin e Prokurorisë së rrethit të Kavajës, Artan Madani. Prokurori me sukses të tre kriteret e rivlerësimit: verifikimin e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale.

Trupa gjykuese, e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko, vendosi ta konfirmojë në detyrë Madanin, pavarësisht se në seancën e 27-qershorit, pati debate lidhur me një raport të DSIK, ku thuhej se prokurori kishte një vëlla të dënuar në Itali.

Ky pretendim u rrëzua nga KPK, duke e fokusuar debatin në seancën dëgjimore tek dyshimet për mungesë burimesh financiare për blerjen e një apartamenti dhe pasurinë e babait të prokurorit.

Raporti i DSIK u quajt nga KPK si i pabazuar dhe i nxituar, ndërkohë që Madani e kishte plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit. Gjithashtu, KPK doli në përfundimin se drejtuesi i prokurorisë së Kavajës nuk ka patur lidhje me persona të inkriminuar. Aftësitë e tij profesionale, gjithashtu rezultuan se ishin të përshtatshme për detyrën e tij. 

Kush është Artan Madani?

Artan Madani e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror në Durrës, ka drejtuar prokurorinë e Lezhës dhe është rikthyer sërish si prokuror në Prokurorinë e Durrësit. Në vitin 2014, Madani është emëruar në Prokurorinë e Kavajës ku është promovuar më pas si drejtues i kësaj prokurorie.

(A.C.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan madani vettingu artan madani vettingu

Sondazh

Poll