Aktualitet

Parakalim i gabuar, aksident në Fushë Krujë-Thumanë, 2 të plagosur rëndë mes tyre 1 fëmijë (VD)

30 Qershor 2019, 21:01 Nga DOSJA
Parakalim i gabuar, aksident në Fushë Krujë-Thumanë, 2

FUSHË KRUJË– Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Fushë Krujë-Thumanë, teksa një motorr është përplasur me një automjet tip Fiat me targë ‘AA062DB’.

Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në gjendje të rënë në Spitalin e Traumës dhe një prej tyre është një fëmijë 13 vjeç.

Deri më tani bëhet me dije se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit.

 

Njoftim i policisë Krujë

Më datë 30.06.2019, rreth orës 22:10, në autostradën Fushë Krujë-Krujë, një mjet tip fiat me drejtues shtetasin B.L.,është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin I.L., për pasojë janë aksidentuar të dy drejtuesit e mjeteve , të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 2 te plagosur rende aksident ne fushe kruje fushe kruje thumane 2 te plagosur rende aksident ne fushe kruje fushe kruje thumane

Sondazh

Poll