Sport

Dybala është kthyer në Torino, në orët në vijim priten Cuadrado dhe McKennie…

3 Shkurt 2022, 17:00 Nga DOSJA

ITALI – Në shtëpinë e Juventusit ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për ndeshjen kundër Veronës, e planifikuar për të dielën në mbrëmje në stadium. Sot bardhezinjve iu bashkua Paulo Dybala, i rikthyer nga angazhimet me kombëtaren argjentinase.

Në orët e ardhshme në Torino priten të kthehen edhe Cuadrado dhe McKennie (shënoi me SHBA-në në fitoren ndaj Hondurasit), ndërsa Alex Sandro, që ka rezultuar pozitiv me Covid, do të mbetet në Brazil, duke pritur të bëhet negativ.

Duke filluar nga e premtja, trajneri Max Allegri do të ketë pra të gjithë grupin për ta përgatitur më mirë ndeshjen ndaj Veronës, të cilët në ndeshjen e parë kanë fituar 2-1 me dopienën e Simeones.

Pas seancës së dyfishtë të mërkurën, trajneri ka edhe dy ditë të tjera për të krijuar, veçanërisht mjedisin për mirëkuptim mes Joya dhe Dushan Vlahovic. Në fakt, si serbi ashtu edhe Zakaria, duken të destinuar të nisin ndeshjen nga 1′ kundër Veronës dhe detyra e Allegrit është të sigurojë që ata të përshtaten menjëherë me realitetin e ri, edhe pse, Juve nuk ka kohë për të humbur dhe nuk mund të përballojë gabime të tjera në garën e Champions League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cuadrado dhe mckennie detyra e allegrit iu bashkua paulo dybala juventusi më i fortë juventusin e max allegrit për ndeshjen kundër veronës shtëpinë e juventusit trajneri max allegri cuadrado dhe mckennie detyra e allegrit iu bashkua paulo dybala juventusi më i fortë juventusin e max allegrit për ndeshjen kundër veronës shtëpinë e juventusit trajneri max allegri

Sondazh

Poll