Sport

Lazio, tifozët nisin protestat. Tare dhe Lotito në qendër të kritikave: Largohuni!

3 Shkurt 2022, 14:22 Nga DOSJA
Lazio, tifozët nisin protestat. Tare dhe Lotito në qendër të

ITALI-“Kontestimi bëhet në stadium, në fushë, duke qenë prezent dhe jo duke shkruar në rrjetet sociale. Ishte një merkato qesharake dhe të improvizuar si gjithmonë, pjesë e një projekti që nuk ekziston. Lazio është e jona dhe jo e atyre që e drejtojnë. Tani mjaft më, kush e ka akoma përzemër këtë skuadër ta tregojë tani.”

Kështu shkruhej në njoftimin për shtyp nga Curva Nord se të gjithë tifozët kanë një takim për të demonstruar kundër klubit. Në qendër të kritikave janë edhe biletat e shtrenjta. Në orën 13:00, grupet e tifozëve mbërrijnë dhe qëndrojnë jashtë qendrës sportive Formello.

Koret janë të gjitha kundër Lotitos dhe drejtorit sportiv Tare. Më pas në murin e qendrës sportive shfaqet një pankartë: “Tjetër merkato në emër të mediokritetit, Lotito nuk je i denjë për këtë klub”. Pritet që këto kontestime të filluara në rrugë të bëhen më të zëshme edhe në stadiume gjatë ndeshjeve të ardhshme të Lacios.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lazio lotito tare lazio lotito tare

Sondazh

Poll