Sport

Bernal shpëton nga paraliza, operacion i suksesshëm në shtyllën kurrizore!

3 Shkurt 2022, 16:33 Nga DOSJA
Bernal shpëton nga paraliza, operacion i suksesshëm në

KOLUMBI – Pas rrezikut të paralizës, me pranimin e tij ka shpresë drite për Egan Bernal. Çiklisti kolumbian, i cili mbeti viktimë e një aksidenti të frikshëm rrugor më 24 janar, u operua me sukses në shtyllën kurrizore:

“Objektivat e stabilitetit biomekanik të kolonës cervikale u arritën me rezultate të shkëlqyera klinike, pa paraqitur komplikime gjatë operacionit”,– thotë Klinika Universidad de La Sabana në Chia, pranë Bogota, ku ndodhet në spital.

Bernal, fituesi i Tour de France 2019, po stërvitej përgjatë një rruge që të çon nga Bogotà në Tunja. Drejt Gachancipà ai u përplas dhunshëm me një autobus, duke pësuar trauma të qafës së cervikale, kraharorit dhe gjymtyrëve të poshtme, frakturën e femurit dhe patelës.

Mjekët ishin të shqetësuar mbi të gjitha nga ngjeshja e rruazave, për këtë arsye u vendos që të ndërhyhej me një operacion. Pas aksidentit Bernal kishte pranuar se rrezikonte të paralizohej:

“Pasi pata frikë nga një shans 95% për të qenë paraplegjik, sot dua të falënderoj Zotin, klinikën La Sabana, të gjithë specialistët që bënë të pamundurën, familja ime, e dashura ime Maria Fernanda dhe të gjithë ju për mendimet tuaja. Unë jam ende në terapi intensive në pritje të operacioneve të tjera, por i besoj Zotit që gjithçka do të jetë mirë”,- ka shkruar ai në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksidenti frikshem aksidenti në pistën e silverstone çiklisti kolumbian egan bernal rezultate të shkëlqyera klinike u operua me sukses në shtyllën kurrizore viktimë e një aksidenti të frikshëm rrugor aksidenti frikshem aksidenti në pistën e silverstone çiklisti kolumbian egan bernal rezultate të shkëlqyera klinike u operua me sukses në shtyllën kurrizore viktimë e një aksidenti të frikshëm rrugor

Sondazh

Poll