Sport

Konyaspor beson te Cikalleshi, klubi turk i rinovon kontratën: Jemi si familje!

3 Shkurt 2022, 13:55 Nga DOSJA
Konyaspor beson te Cikalleshi, klubi turk i rinovon kontratën: Jemi si

TURQI– Sokol Cikalleshi do të qëndrojë edhe për disa vite me skuadrën e Konyaspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2024. Në 16 ndeshje të zhvilluara lojtari ka shënuar 6 gola. 31-vjeçari u shfaq në konferencën për shtyp dhe tregoi fjalët e para.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një familjeje të madhe si Konyaspor. Dua të falënderoj presidentin, drejtuesit dhe trajnerin tonë që kontribuan në realizimin e këtij rinovimi.

Premtoj se do të luftoj në fushën e blertë deri sa të jem pjesë e skuadrës. Kemi arritur një sukses të mirë këtë sezon. Kjo nuk është padyshim një rastësi. Ne jemi këtu me një frymë ekipi. Jemi një familje e madhe. Dhe kjo lidhje do të vazhdojë deri në fund të sezonit dhe ne do të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë.”, përfundoi Cikalleshi.

 E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cikalleshi konyaspor cikalleshi konyaspor

Sondazh

Poll