Sport

“Katar 2022”: Kanadaja gjithnjë e më afër Botërorit, fiton edhe ndaj Salvadorit (VD)

3 Shkurt 2022, 16:03 Nga DOSJA

KANADA – Pas fitores në shtëpi të dielën ndaj SHBA (2-0), Kanadaja nuk po humbet momentin. Ata kanë arritur të fitojnë përsëri 2-0 në transfertën në El Salvador (2-0), duke iu afruar akoma më tepër Botërorit 2022 në Katar.

Pasi kishin realizuar në fillim me anë të Hutchinson në të 66-tën, Jonathan David në kohën shtesë (90’+3), do të fiksonte fitoren 2-0 ndaj Salvadorit .

Kanadaja, e renditur përpara SHBA dhe Meksikës, kryeson renditje në zonën e Concacaf-it me 25 pikë, tre ndeshje para përfundimit të kualifikueseve të Kupës së Botës. Ata janë tetë pikë përpara vendit të katërt, i ku renditet Panamaja, sinonim i “play-off”-it ndërkontinentale.

COOL. AS. YOU. LIKE. ?

Jonathan David’s 20th #CANMNT goal is an absolute stunner! ?@CanadaSoccerEN | #WCQ pic.twitter.com/5FsCNwou9m

— Sportsnet (@Sportsnet) February 3, 2022

Fitore edhe të Kosta Rikës dhe Meksikës

Kosta Rika fitoi në Kingston të Xhamajkës (1-0). Campbell në minutën e 66-të të ndeshjes shënoi golin e vetëm të fitores minimale, ndërkohë që gardiani Keylor Navas ishte një pengesë e pakalueshme për vendësit. Një fitore e rëndësishme kjo për Kosta Rikan, e cila i mundëson shpresën të qëndrojë në garë në këto kualifikuese të Botërorit. Kostarikanët e vendit të pestë një pikë pas Panamasë, që renditet në vendin e katërt të zonës së Concacaf-it.

Ndërkohë në “Azteca” të Meksikos, vendësit arritën një fitore minimale ndaj Panamasë. Jimenez në minutën e 80-të shënuan golin e vetëm të ndeshjes nga pika e penalltisë, duke arritur një 3-pikësh me mjaft vlerë. Jo vetëm për të forxuar vgendin e tretë në renditje, por edhe për t’u shkëpur 4 pikë nga vend i “play-off”-it, ku aktualisht janë pozicionuar panamezët.

 

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport botërorit 2022 në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” kanadaja nuk po humbet momentin kupën e botës në “katar 2022” zonës së concacaf botërorit 2022 në katar eliminatoret e botërorit “katar 2022” kanadaja nuk po humbet momentin kupën e botës në “katar 2022” zonës së concacaf

Sondazh

Poll