Sport

“Jemi të tronditur”/ Flet trajneri i lojtarit shqiptar: Ishte një bishë, nëna e tij…

3 Shkurt 2022, 14:10 Nga DOSJA
“Jemi të tronditur”/ Flet trajneri i lojtarit shqiptar: Ishte

GREQI-Një ngjarje tragjike u regjistrua në Greqi. Futbollisti 21-vjeçar shqiptar, Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, teksa ra pa ndjenja në minutën e parë të sfidës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u sensibilizuan për t’i ardhur në ndihmë.

I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.Trajneri i sulmuesit foli për mediat greke, duke u shprehur:

“Ishte një bishë, prej guri. Ai kurrë nuk ka pasur probleme shëndetësore. E kam ndjekur prej 5 vitesh që në fillimet e karrierës së tij. Nga ekipet e vogla deri kur arriti nivelin profesionist. Ai nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Apollon në 2019 si një shpërblim për përpjekjet dhe vlerat e tij”, u shpreh ai.

Nëna e tij ishte në shok në spital. Më tha se kishte kaluar aq shumë ekzaminime dhe nuk shfaqte as më të voglin problem shëndetësor”, shtoi ai. Kujtojmë se nëna e 22-vjeçarit ishte në fushë në momentin kur djali i saj ra pa ndjenja në fushë, për të mos u zgjuar më kurrë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aleksander lambi greqi aleksander lambi greqi

Sondazh

Poll