Sport

Ashley Cole i bashkohet stafit të Frank Lampardit te “blutë” e Manchesterit…

3 Shkurt 2022, 14:59 Nga DOSJA

ANGLI – Ish-mbrojtësi i majtë i Chelseas dhe Arsenalit, Ashley Cole i bashkohet Frank Lampardit te Everton. Anësori me 107 ndeshje me “Tre Luanët” është emëruar asistent i “Super-Frankut”, trajneri i ri i ‘Toffees’ që nga e hëna, njoftoi të enjten klubi blu i Liverpoolit.

“Isha i kënaqur kur Frank më kërkoi t’i bashkohesha te Everton, – thotë ai që la akademinë e Chelsea për të gjetur mikun e tij. – Është një mundësi e shkëlqyer me një klub fantastik dhe unë vij këtu për të punuar shumë dhe për të ndihmuar Everton të kthehet në krye.”

Ashley Cole luajti së bashku me Lampard te Chelsea, ku së bashku ata fituan një Premier League, katër FA Cup dhe Champions League 2012. “Të gjithë e dinë karrierën e tij të shkëlqyer dhe e dinë se çfarë bëri gjatë saj”,- siguroi ish-kapiteni i “bluve”. – Ai tani është një trajner i respektuar, puna e të cilit me Anglinë U-21 është e njohur.”

Jeta e re e Lampard, dhe rrjedhimisht edhe e Ashley Cole, te Everton do të fillojë zyrtarisht të shtunën kundër Brentford, në raundin e 4-të të FA Cup, përpara se të kalojë në Newcastle të martën për javën e 24-të të Premier League.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton është pjesë e evertonit që nga viti 2017 frank lampard ish-mbrojtësi i majtë i chelseas pankina e evertonit anësori me 107 ndeshje me “tre luanët” ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton është pjesë e evertonit që nga viti 2017 frank lampard ish-mbrojtësi i majtë i chelseas pankina e evertonit

Sondazh

Poll