Sport

Matri i përgjigjet nga Sanremo një tifozi: Ibra? Ai humbi një titull kundër meje…

3 Shkurt 2022, 12:59 Nga DOSJA
Matri i përgjigjet nga Sanremo një tifozi: Ibra? Ai humbi një

ITALI-Në mesin e 11 milionë spektatorëve që ndoqën mbrëmjen e dytë të Festivalit Sanremo 2022 ishte edhe Alessandro Matri. Ish-sulmuesi ka vlerësuar këngëtaren Elisa në rrjetet sociale, duke e cilësuar si superiore ndaj konkurrenteve të tjerë në garë. “A është vërtet Elisa në konkurrencë me të tjerët?”, ka shkruar Matri në Twitter.

 

Ma veramente Elisa e’ in gara con gli altri ?????

— Alessandro Matri (@Ale_Matri) February 2, 2022

Një tifoz nuk ka humbur rastin për të ngacmuar ish-futbollistin: “Eh Ale, Ibra luan në të njëjtën kampionat ku keni luajtur ju”. Menjëherë Matri u përgjigj duke e “goditur” tifozin: “A mendon se ka humbur edhe një kampionat kundër meje!”. Referenca është te titulli kampion i Juventusit të Antonio Contes në sezonin 2011-2012.

Eh ale Ibra gioca nello stesso campionato dove giocavi tu

— VarianteRebic® (@ilterenciano) February 2, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic matri ibrahimovic matri

Sondazh

Poll