Aktualitet

Arrestohet reperi Vinz dhe e dashura! Tentoi të vrasë biznesmenin (Sherri në hotel)

3 Shkurt 2022, 08:09 Nga DOSJA
Arrestohet reperi Vinz dhe e dashura! Tentoi të vrasë biznesmenin

TIRANË– Ervin Selita, i njohur me emrin e artit si Vinz, pjesë e grupit shqiptar Hellbanianz është vënë në pranga dhe akuzohet për tentativë vrasjeje. Mësohet se Vinzi, 30 vjeç dhe me origjinë nga Burreli ka qenë një natë më parë në një hotel në rrugën “Tre vëllezërit Kondi” në Tiranë me të dashurën, E.D., 30 vjeçe e dy persona të tjerë të identifikuar si Xhuljano Selita, 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç. Problemi ka nisur që nga recepsioni i hotelit pasi punonjësja që ndodhej aty ka kërkuar kartën e identitetit të Selitës dhe të të dashurës së tij. Këmbëngulja e reperit që të fuste të dashurën në hotel pa dhënë ID-në vetëm sa i ka përkeqësuar gjërat dhe recepsionistja ka njoftuar pronarin, Zeni Xhindi.

Ky i fundit ka mbërritur në ambientet e biznesit të tij, por sërish gjërat nuk janë qetësuar. Sherri mes biznesmenit e reperit ka agravuar dhe ky i fundit ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka tëntuar që ta vrasë Xhindin. Me mbërritjen e policisë, Vinz është vënë në pranga bashkë me të dashurën e tij e cila akuzohet për moskallëzim krimi. Dy shokët e reperit janë shpallur në kërkim pasi kanë tentuar që të fshehin armën e Selitës.

Arma nuk është gjetur ende dhe raportohet që të jetë marrë nga të shpallurit në kërkim të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së bluve. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht bëhet me dije se 30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme të hotelit.  

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. Vihet në pranga një 30-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri pronarin e një hoteli. Në pranga edhe një 30-vjeçare, për moskallëzim krimi, e cila shoqëronte 30-vjeçarin në momentin e konfliktit. Gjithashtu, në kërkim për moskallëzim krimi dhe fshehje të provave, edhe dy shokët e 30-vjecarit, të cilët i erdhën në ndihmë atij, gjatë konfliktit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë në ambientet e një hoteli, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Parandalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.S., 30 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”; E. D., 30 vjeçe, e cila shoqëronte shtetasin E. S., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. M., 26 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe Xh. S., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Shtetasi E. S., gjatë konfliktit në ambientet e hotelit, ka tentuar të vrasë me armë zjarri njërin nga pronarët e hotelit, shtetasin Z. Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vinzi qëlloi me armë dhe dëmtoi fasadën e hotelit, sekuestrohen kamerat

U arrestua! Kush është ‘Vinz’, pjesëtar i bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ në Londër

S’i lejoi të dashurën pa ID! Si nisi sherri mes Vinzit e punonjëses në hotel

S’i lejoi të dashurën pa ID! Si nisi sherri mes Vinzit e punonjëses në hotel

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervin selita arrestohet vinzi erjon mici ervin selita tentative vrasjeje tentohet te vritet biznesmeni ne tirane tirane xhuljano selita arrestohet ervin selita arrestohet vinzi erjon mici ervin selita tentative vrasjeje tentohet te vritet biznesmeni ne tirane tirane xhuljano selita

Sondazh

Poll