Aktualitet

Vrau në ’97 një person për 2 mijë $, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari nga Patosi

3 Shkurt 2022, 15:09 Nga DOSJA
Vrau në ’97 një person për 2 mijë $, ekstradohet nga

TIRANË– Elvison Dimo, 45 vjeç, është ekstraduar nga Greqia në Shqipëri, ku do të kryejë dënimin me 20 vite heqje lirie për vrasje. Në vitin 1997, Dimo ka vrarë me armë zjarri Sabri Bregasin. Sherri mes tyre nisi pasi në vitin 1993-1994, viktima Sabri Bregasi kishte marrë 2 mijë dollarë borxh tek A. Dimo, babai i autorit, e pas pak kohësh i kthen një pjesë të parave. Më 20 korrik të vitit 1997, Elvison Dimo kthehet nga Greqia dhe takon borxhmarrësin disa herë për të marrë 1 mijë dollarë që kishin mbetur pa kthyer. Mirëpo situata ka degjeneruar deri në sherr, e Dimo ka qëlluar me breshëri duke e lënë Bregasin të vdekur në vend. Për vrasjen që tronditi Patosin, Dimo u dënua në mungesë në vitin 2009 me 20 vite heqje lirie. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Greqia drejt vendit tonë, 45-vjeçari i dënuar me 20 vjet burgim. Nga specialistët e Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë, u bë arrestimi në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Elvison Dimo, 45 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Në vitin 1997, në Patos, Fier, shtetasi Elvison Dimo ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. B.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elvison dimo patos sabri bregasi elvison dimo patos sabri bregasi

Sondazh

Poll