Aktualitet

Vinzi qëlloi me armë dhe dëmtoi fasadën e hotelit, sekuestrohen kamerat

3 Shkurt 2022, 15:37 Nga DOSJA
Vinzi qëlloi me armë dhe dëmtoi fasadën e hotelit,

TIRANË– Arma me të cilën Ervin Selita, reperi i njohur si Vinz ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit Zeni Xhindi nuk është gjetur ende. Raportohet se pistoleta është marrë nga dy miqtë e Selitës para se të mbërrinte policia, Xhuljano Selita 23 vjeç dhe Erjon Mici 26 vjeç, të cilët janë të shpallur në kërkim.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht bëhet me dije se 30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme të hotelit.  

Ervin Selita u prangos sot pasi ka tentuar të vrasë pronarin e hotelit, Xhindi. Sherri ka nisur pasi Selita nuk ka dashur që e dashura e tij të jepte kartën e identitetit në recepsion dhe ka vijuar me përdorimin e armës së zjarrit. Bashkë me këngëtarin është prangosur edhe e dashura e tij.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet reperi Vinz dhe e dashura! Tentoi të vrasë biznesmenin (Sherri në hotel)

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervin selita arrestohet vinzi ervin selita tentohet te vritet biznesmeni ne tirane arrestohet ervin selita arrestohet vinzi ervin selita tentohet te vritet biznesmeni ne tirane

Sondazh

Poll