Aktualitet

Shkoi për të gjetur djalin luftëtar të ISIS, shqiptari identifikohet në Siri

3 Shkurt 2022, 15:35 Nga DOSJA
Shkoi për të gjetur djalin luftëtar të ISIS, shqiptari

Pak kohë pasi revolta e celulave të ISIS në burgun e Al Hassakah, në Siri, vijon të mbajë në tension rajonin verilindor, një shqiptar është identifikuar mes të ndaluarve. Ali Musa Balliu i datëlindjes 1955 vijon të jetë në burgjet e Sirisë, ndërsa pak ditë më parë ai u ndalua nga forcat kurde pasi burgu ku qëndronte u shpërthye nga grupet terroriste në tentativë për të liruar pjesëtarë të ISIS.

Drama e familjes Balliu nisi kur djali i tyre, Idajeti, u nis drejt Sirisë dhe u vra si luftëtar i Shtetit Islamik në Alepo, në vitin 2015. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën drejt Sirisë e ndërsa Ruzhdie Balliu arriti të dilte nga kampi Al Hawl, bashkëshorti i saj mbeti në Siri. Ruzhdia ishte një nga shqiptarët të cilët ekipi i A2 CNN takoi në kampin famëkeq në vitin 2019. “Burrin nuk e di fare se ku është”, deklaroi në atë kohë ajo për gazetarin e A2 CNN, Julian Kasapi. Ajo u riatdhesua disa vite më pas, përmes operacioneve të shtetit shqiptar.

Pak kohë më parë, lidhur me të nuk dihej asgjë, por të dhënat e siguruara nga A2 CNN tregojnë se ai është gjallë. Ali dhe Ruzhdie Balliu u nisën në kërkim të djalit të tyre i cili u kishte thënë se do të studionte në Arabinë Saudite. Prej 6 vitesh, burrë e grua mbetën atje në mes të luftës, pasi misioni për të kthyer djalin në shtëpi dështoi. Ruzhdie Balliu kërkoi rikthimin e saj nga kampi Al Hawl përmes intervistës së dhënë në A2 CNN, ndërsa bashkëshorti i saj mbetet në burgun e Al Hassakah.

Marrë nga A2CNN

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ali balliu ali musa balliu ruzhdie balliu siri ali balliu ali musa balliu ruzhdie balliu siri

Sondazh

Poll