Aktualitet

Drogë, sherr me thikë dhe dëmtim në punë,arrestohen 4 persona,procedohen dy të tjerë

3 Shkurt 2022, 14:10 Nga DOSJA
Drogë, sherr me thikë dhe dëmtim në punë,arrestohen 4

TIRANË – Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan sot 4 persona dhe proceduan dy të tjerë për veprat penale të ndryshme trafikim lëndësh narkotike, sherr me mjete të mprehta dhe lëndim në punë.

22-vjeçari me inicialet D.M. dhe SH.Q., 30 vjeç u kapën si dhe do hetohen në gjendje të lirë F.K., 43 vjeç dhe 53-vjeçare D.M. Sipas të dhënave, D.M. po i jepte heroinë. Pasi u kontrollua, atij iu gjet dhe një sasi lënde narkotike e llojit metadon. Pasi shkuan në banesën e SH.Q. gjetën kanabis.

38-vjeçari A.M. u kap në flagrancë teksa po godiste me mjet të mprehtë fqinjin e tij T. D., 24 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Y. Z., 55 vjeç, përgjegjës i një firme u vendos në pranga pasi në vendin e punës, 22-vjeçari L.H., ndihmësi i Y.Z. ka dëmtuar dorën.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. M., 22 vjeç dhe Sh. Q., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe proceduan penalisht shtetasit F. K., 43 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe D. M., 53 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasi D. M. është kapur në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike heroinë, shtetasit F. K. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike metadon.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit D. M., u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, të cilën shtetasja D. M., ka tentuar ta fshehë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Sh. Q., nga shërbimet e Policisë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 38 vjeç, pasi ka goditur me mjete të mprehta, për motive të dobëta, fqinjin e tij, shtetasin T. D., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Z., 55 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtes në punë”, me detyrë operator përgjegjës në një firmë, pasi shtetasi L. H., 22 vjeç, ka dëmtuar dorën në një makineri të firmës, ku punon si ndihmës i shtetasit Y. Z.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes policia e tiranes

Sondazh

Poll