Politike

I arrestuar për korrupsion, shtyhet seanca gjyqësore për ish-deputetin e PS, Arben Çuko

1 Korrik 2019, 08:22 Nga DOSJA
I arrestuar për korrupsion, shtyhet seanca gjyqësore për

TIRANË- Shtyhet seanca e parë ndaj ish- deputetit të Partisë Socialiste Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.

Seanca e radhës për Çukon dhe 5 të tjerë është caktuar për me datë 8 korrik.Shkak për shtyrjen e seancës është mos marrja dijeni për seancën e një prej të pandehurve të tjerë.

Prokuroria kërkon të marrë të pandehur ish kreun e Burgjeve dhe 5 të tjerë, pasi dyshohet se nëpërmjet marrjes së ryshfetit, është bërë transferimi i një të burgosuri. Ai u arrestua në sajë të operacionit “Vol-vo 4”.

Ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, shoferi tij Qerim Musha dhe 3 të tjerët, bazuar në akuzën që ka ngritur prokuroria pas hetimit për ta, akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të lartë.

Grupi u zbulua gjatë përgjimeve të prokurorisë në lidhje me transferimin e një të dënuari me burg. Ish-deputeti socialsit aktualisht është në masën e sigurisë arrest shtëpie.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben cuko dosja 339 gjykata e tiranes korrupsion arben cuko dosja 339 gjykata e tiranes korrupsion

Sondazh

Poll