Politike

Pika e përbashkët Greqi-Shqipëri, Alibeaj: Votohet pro, kemi nevojë për ndihmë

3 Shkurt 2022, 12:20 Nga DOSJA
Pika e përbashkët Greqi-Shqipëri, Alibeaj: Votohet pro, kemi

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh ditën e sotme se do të votojnë pro pikës së përbashkët Greqi-Shqipëri. Sipas tij, vendi ka nevojë që të ketë ndihmë nga të tjerët pasi nuk qëndron dot me këmbët e veta.

“Me atë që çfarë tha homologu im, duhet ta bëjmë të qartë se për çfarë bëhet fjalë. 4 nënpunës shqiptarë dhe grekë do të mblidhen në një dhomë dhe thjesht e vetëm do të shërbejnë informacion. Do të ishte mëse normale që marrëveshje të tilla të bashkëpunimit ndërkufitar, t’i shërbenin kalimit ose të mallrave ose individëve. Ajo që çfarë ishte shkëmbim, nuk ishte gjë tjetër veçse një kërkesë e bërë nga pala greke për shkëmbimin e informacioneve. Asnjë shërbim tjetër për qytetarët, veç rritjes së kostove. Sot kjo qeveri thotë jemi në kohën digjitale, pse edhe shkëmbimin e informacionit se bën në mënyrë digjitale. Si mund të shkëmbesh informacion ku të dhënat personale kanë dalë sheshit. Një vend që nuk garanton të dhënat individuale të qytetarit. Kjo marrëveshje që është votuar pro nga ana jonë. Ky shtet sot e prej 8 vitesh nuk qëndron dot me këmbët e veta. Ka nevojë për ndihmën e të tjerëve. Plaga më e madhe që ka kjo shoqëri është pikërisht ajo, lidhja e krimit me politikën. Fatkeqësisht ky është vendi ynë. Testi i vërtetë është në vettingun në politikë. Mënyra e vetme për të bërë një kapërcim epokal. Dorën në bibël e kuran kush është i pastër kalon, ndërsa të tjerët të largohen. Merr frymë shoqëria, merr frymë, ndëshkohet krimi dhe ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet të ardhmes. Ky është testi, i qëndroni? E keni në tryezën tuaj vettingun në politikë. Askush nuk mund t’i shpëtojë. Secili nga deputetët e ka këtë detyrim. Kjo është nevoja e parë dhe ulëritëse e këtij vendi”, tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/Mungojnë Rama&Basha,Berisha: Portin e Durrësit po e marrin kompanitë offshore

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj seance plenare 3 shkurt 2022 enkelejd alibeaj seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll