Politike

VD-Berisha: Banorët po mashtrohen, nuk u ofrohet kontratë paraprake

3 Shkurt 2022, 10:44 Nga DOSJA
VD-Berisha: Banorët po mashtrohen, nuk u ofrohet kontratë paraprake

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, se banorët e Tiranës po mashtrohen. Nga foltorja, Berisha tha se në dokumentin që iu është ofruar atyre, nuk ka asnjë kontratë dhe marrëveshje siç është prentenduar. Më tej, Berisha thotë se e gjitha është një mashtrim e se qeveria po i trajton si armiq.


‘Unë kam këtu dokumentin që u kanë ofruar atyre për firmë, në asnjë rast nuk është kontratë dhe as marrëveshje. është një vetëdeklarim, mund të thoni ju se vetëdeklarimi është i domosdoshëm, pa kontratën dhe marrveshjen ai ka 0 vlerë. është mekanizëm mashtrimi, i turpshëm ndaj tyre. Narkoqeveria i trajton si armiq, sillen duke i dhunuar. Nuk i kanë ofruar asgjë vecse mashtrim, janë me dhjetra zona, nuk kemi parë asnjë protestë indivduale. Po pse qeveria nuk ofron një konktratë paraprake, se do të vjedhë në truallin ku ata banojnë. Ndërtesat janë bërë 35 katëshe dhe prapë nuk ngopen së vjedhuri, është akt i turpshëm.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: LIVE-Kuvendi/Vettingu,Balla:Respektoni 10 shkurtin! Manja: Forcojmë sigurinë në burg

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022 sali berisha seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll