Politike

VD-Berisha shkon në Kuvend/ Ish-kryeministri: E kam në çantë marrëveshjen e banorëve

3 Shkurt 2022, 10:23 Nga DOSJA
VD-Berisha shkon në Kuvend/ Ish-kryeministri: E kam në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të bëhen pjesë e protestës së banorëve të cilët kundërshtojnë shembjet e banesave të tyre. Në hyrje të Kuvendit, Berisha tha se kishte në çantë marrëveshjen që iu është ofruar banorëve. Sipas tij ajo është mashtrim e se nuk i jep banorëve përqindjen që u takon.


“Dokumenti nuk përbën marrëveshje por akt mashtrimi. Një marrëveshje mes palëve kërkon firmën e të 2 palëve. Kërkon firmën e titullarit ose personin e autorizuar nga titullari. Çfarë ndodh këtu? Një territor i jepet disa kompanive për tu zhvilluar. Këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’i jepet banorëve në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe zhvilluesve nuk u mbetet asgjë. Kjo që ndodh është një akt i mirëfilltë ç’njerëzor. Megavjedhje e madhe me kulla 30 katëshe që ndërtohet në trojet e tyre. Qytetarët e Tiranës të solidarizohen se nesër kjo mund të ndodhë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi. Qindra qytetarë protestuan se epo u shkatërrohen shtëpitë. Lexoj se kreu i meduzës u përgjigj se i kemi dhënë më shumë se sa i takon. I kanë dhënë gënjeshtrën. Unë kam dokumentin që u kanë ofruara për firmë, dokument që është thjeshtë një vetëdeklarim dhe jo kontratë apo marrëveshje. Është vetëdeklarim, mund të thoni se është i domosdoshëm, por pa kontratën apo marrëveshjen mes palëve, ai ka zero vlerë. Është një mekanizëm i turpshëm mashtrimi që po përdoret ndaj tyre. Pse qeveria nuk ofron kontratë apo marrëveshje paraprake? Sepse do të vjedhë mbi ndërtesën që do ndërtohet në truallin ku ato banojnë. Ka qenë në plan të bëhej 7 kate ndërtesa, po bëhet 35. Është një akt i turpshëm ku oligarkë të kreut të meduzës dhe Lulzim Bravës kanë bashkuar vjedhjen me qytetarë. Ose ky parlament do t’i kthehet popullit, ose duhet të shkrihet, nuk meriton të ekzistojë nëse nuk mbron interesat e qytetarëve”, tha ai.

LAJMI KRYESOR: ‘5 Maji’, ‘Paskuqani’ dhe ‘Lapraka’ protestojnë para Kuvendit e Ambasadës Amerikane

(a.b).dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike protesta e banoreve perballe kuvendit sali berisha protesta e banoreve perballe kuvendit sali berisha

Sondazh

Poll