Politike

VD-Zgjatja e organeve të vettingut, Balla: 10 shkurti duhet respektuar

3 Shkurt 2022, 09:29 Nga DOSJA
VD-Zgjatja e organeve të vettingut, Balla: 10 shkurti duhet respektuar

TIRANË– Seanca e sotme plenare nisi me debate mes anëtarëve të PD dhe PS në Kuvend. Kuvendi miratoi votimin për zgjatjen e organeve të vettingut në seancën e 10 shkurtit. Kjo u has me kundërshtinë e Partisë Demokratike, ku kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj tha se duhet të ndërhyhet sa më pak në Kushtetutë dhe se zgjatja e afateve të vetingut po bëhet përmes një procesi të njëanshëm.


I gjithë procesi i zhvilluar deri tani është i njëanshëm. I gjithë procesi për ndërhyrjen në Kushtetutë ka qenë i njëanshëm. Kushtetuta është akti, ku duhet të ndërhyhet sa më pak. Procedurat për të gjitha iniciativat parlamentare për ndërhyrjet në Kushtetutë duhet të jenë të harmonizuara. Kam dhe një kërkesë tjetër, që nuk ka lidhje me këtë çështje. Bëhet fjalë për një kërkesë tonën që është depozituar që në dhjetor, me veprimtarinë dhe ecurinë e komisionit hetimor për inceneratorët.’- tha Alibeaj.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se duhet t’i jepet fund politizimit të vetingut dhe të votohet sa më parë zgjatja e afateve të saj.

Ndryshimet në Komisionin në cështjet ligjore kanë një afat nga dy deri në 3 javë. Kjo hapësirë është e vetmja që ka lënë rregullorja. Nuk kemi asnjë hapësirë për të negociuar. Unë do ftoja kolegët e PD që të kuptojmë rëndësinë e përmbylljes së procesit, nuk duhet politizuar. Ndryshimet kushtetuese kanë ardhur si nevojë e vazhdimit të procesit për pastrimin e personave që Dobia e procesit të vettingut duhet të tejkalojë axhendën politike të secilit prej nesh. Grupi i PS ka përqafuar propozimet e ardhura nga ekspertët e huaj, është nevoja që Shqipëria të çojë përpara këtë proces. Kur flasim për procedurë ose do respektojmë rregulloren sic është, unë nuk e konsideroj rregulloren e Kuvendit llastik. Për ta mbyllur do sugjeroja që seanca të shprehet me votë, dhe data 10 shkurt të respektohet. Për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit ajo është automatike. Sapo të jetë kryetarja e Kuvendit, natyrshëm ne nuk kundërshtojmë perspektivën e rregullores. Zgjatja e organeve të vettingut nuk duhet politizuar! Të hedhim në votim pjesën e parë se për të dytën kishim dakortësi.’- tha Balla.

LAJMI KRYESOR: LIVE- Kuvendi/ Diskutime për marrëveshjen me Greqinë dhe organizimin e 6 Marsit

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 3 shkurt 2022 seance plenare 3 shkurt 2022

Sondazh

Poll