Aktualitet

Rruga e aksidenteve/ 2 km e “Kthesës së Murrashit” lëvizja është e rrezikshme

2 Shkurt 2022, 21:24 Nga DOSJA
Rruga e aksidenteve/ 2 km e “Kthesës së Murrashit”

Aksidenti që ndodhi paraditen e së martës në aksin rrugor Elbasan Librazhd, fatkëqësisht nuk ishte i pari, por ishte i paralajmëruar, për shkak të rrezikshmërisë së madhe që paraqet ky aks rrugor. Në më shumë se një rast, specialistët, ekspertët kanë sugjeruar marrjen e masave të menjëhershme për shkak të rrezikshmërisë që ka ky aks.

I pari do të ishte vendosja e rrjetave mbrojtëse në këtë shpat mali, 2 km në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”, përpara qytetit të Librazhdit. Po pse në kaq vite të cilat ishin dikur, kur është ndërtuar rruga, tashmë nuk vendosen.Ekspertët thonë se një shkak tjetër i cili çi në pasojat e rënda të aksidentit të një dite më parë ishte pikërisht kjo. Shikoni vendosjen e këtyre bullonave të strukturave mbajtëse.

Këto struktura nuk kanë dështuar, ato nuk janë çarë nga pesha e mjetit, por këto bullona rreth 15 cm janë futur në këtë strukturë, Askush nuk mund ta imagjinojë, qoftë edhe jo specialist që kjo strukturë, zhavorri apo çdo materiali tjetër, pa çimento dhe pa asgjë mbrojtëse të mund të mbajë një mjet, qoftë edhe të tonazhit të ulët siç ishte rasti i një dite më parë.

Sipas ekspertëve një shkak tjetër për aksidente në këtë zonë janë pikërisht parakalimet e gabuara. Kjo ndodh për shkak të trafikut të rënduar që ndodh në këtë aks rrugor ku lëvizin mjete të rënda të transportit ndërkombëtar. Ekspertët sugjerojnë që duhet të gjendet një zgjidhje për zgjerimin e kësaj rruge dhe deri atëherë mund të mendohet në ndalimin e qarkullimit gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksi elbasan-librazhd kthesat e murrashit aksi elbasan-librazhd kthesat e murrashit

Sondazh

Poll