Aktualitet

Ndërroi sot jetë, kush ishte Anastas Kristofori,aktori që shkëlqeu në dramë e komedi

2 Shkurt 2022, 14:22 Nga DOSJA
Ndërroi sot jetë, kush ishte Anastas Kristofori,aktori që

TIRANË – Ndërroi sot jetë, kush ishte Anastas Kristofori, aktori që shkëlqeu në dramë dhe komedi

Anastas Kristofori, i cili ndërroi sot jetë në moshën 78-vjeçare, ishte një prej aktorëve më të veçantë në kinematografinë shqiptare.

Ai lindi në fshatin Vuno të Vlorës në 28 nëntor 1943. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë në vitin 1970. Menjëherë pasi përfundoi studimet, u emërua në Teatrin Popullor.

Kristofori u aktivizua në shumë shfaqje teatrale duke luajtur në shfaqjetL Vajza pa prikë (1970), Familja e Peshkatarit, Duke gdhirë viti ’45, Shënomëni dhe mua, Komunistët, Nën dritat e skenës, Shkallët. Në teatër, paraqitjet e tij kulmuan me drejtor Perikliun në komedinë “176”, e cila mban rekordin për numrin më të madh të shfaqjeve në historinë e artit shqiptar. Komedia vazhdoi me një pjesë të dytë në vitet 1998-1999.

Ai interpretoi dhe në “Prefekti”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit” etj.

Në kinematografi, Anastas Kristofori interpretoi në filmat “Besa e Kuqe”, “Kush vdes në këmbë”, “Dora e ngrohtë”, “Lulekuqet mbi mure”, “Vendimi”, “Misioni përtej detit”, etj. “Lulekuqet” mbi mure ” ishte roli i tij i parë në kinematografi, ku aty luan rolin e ekonomatit të një jetimoreje.

Për kontributin e tij në artin shqiptar, Anastas Kristofori u shpërblye me titullin “Artist i Merituar”. Ai doli në pension në vitin 2003.

Edhe pse doli në pension në vitin 2003, Kristofori luajti dhe në teledramën “Burgjet plot, liria në derë” si dhe në premierën e teatrit “Liri në Bremen” në vitin 2014.

Karakteristikë e aktrimit të Kristoforit mbeten zëri i thellë, vërtetësia e ndjenjave, qesëndia, ironia ndaj tjetrit, nga njëra anë, dhe pezmi dhe dëshpërimi ndaj vetes dhe fatit, nga ana tjetër.

Kristofori vlerësohet dhe për recitimet pasionante të poezisë shqiptare. Ai drejtoi për disa kohë dhe Teatrin Kombëtar.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në vendlindje.

LEXO DHE KËTË:

E trishtë/ Drejtor Perikliu te “Pallati 176”, ndërron jetë aktori Anastas Kristofori

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet “pallati 176” anastas kristofori “pallati 176” anastas kristofori

Sondazh

Poll