Aktualitet

E trishtë/ Drejtor Perikliu te “Pallati 176”, ndërron jetë aktori Anastas Kristofori

2 Shkurt 2022, 12:00 Nga DOSJA
E trishtë/ Drejtor Perikliu te “Pallati 176”, ndërron

TIRANË – Arti shqiptar humbet një tjetër emër të njohur të kinematografisë. Aktori Anastas Kristofori ndërroi jetë sot në moshën 78-vjeçare. Ai luajti në 11 filma dhe 11 shfaqje në teatër.

Kristofori mbahet mend për rolin e drejtor Perikliut në komedinë “Pallati 176”. Gjatë karrierës, ai ka interpretuar dhe në filmat “Lulekuqe mbi mure”, “Misioni Përtej Detit”, “Vendimi”, “Kush vdes në Këmbë”, etj. Në teatër, Anastas Kristofori ka marrë pjesë në shfaqjet e “Arturo Ui” dhe “Prefekti”.

Roli i tij i fundit ishte telekomedia “Po vjen ai”, vazhdim i “Pallatit 176”. Për kontributin e tij në aktrim, Kristofori mbajti titullin “Artist i Merituar”.

Varrimi i tij do të bëhet nesër në vendlindje, Vuno të Vlorës.

LEXO DHE KËTË:

Ndërroi sot jetë, kush ishte Anastas Kristofori,aktori që shkëlqeu në dramë e komedi

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet “pallati 176” “pallati 176”

Sondazh

Poll