Aktualitet

Zgjedhjet e 6 marsit, baza e PD propozon kandidatët për Shkodrën, Vorën e Lushnjën

2 Shkurt 2022, 19:15 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 6 marsit, baza e PD propozon kandidatët për Shkodrën,

TIRANË– Zbulohen dy emrat e rinj të propozuar nga baza e Partisë Demokratike për Shkodrën, Vorën dhe Lushnjen. Demokratët kanë kërkuar që për Bashkinë Shkodër, të kandidojë Xhemal Bushati, i cili më parë ka mbajtur postin e ish-kryetarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër. Në Lushnje është propozuar emri i Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD, ndërsa në Vorë demokratët kanë propozuar emrin e Ymer Markut.

Ndërkohë që dje, baza e degëve të Partisë Demorkatike propozoi si kandidat të parapëlqyer Luan Hotin në Durrës, ndërsa në Rrogozhinë për në Tiranë u nis emri i Ferdinand Saraçit. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë emër për Bashkinë Dibër dhe Vorë.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.

SHIKO EDHE KËTË:

Gara për Vorën, kush është kandidati i PD-së që pritet të garojë për kryetar bashkie

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike indrit sefa pd xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa pd xhemal bushati zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll