Aktualitet

Pak para se të ‘kërciste’ arma! PAMJET nga atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj

2 Shkurt 2022, 20:08 Nga DOSJA
Pak para se të ‘kërciste’ arma! PAMJET nga atentati ndaj

DURRËS– Dalin pamjet e disa momenteve para atentatit të prokurorit Arjan Ndoji në Durrës disa vite më parë. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga emisioni “Në shënjestër”, mjeti i Ndojit dhe të “Rrumit të Shijakut”, ndiqet hap pas hapi edhe nga makina e autorëve, që vetëm pas disa metrash do të hapte zjarr ndaj tyre.

Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë një javë më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoj atentat prokurorit arjan ndoja durres arjan ndoj atentat prokurorit arjan ndoja durres

Sondazh

Poll