Aktualitet

Lidhjet mes Kamorrës e mafies shqiptare, 38 në pranga, furnizonin grupet me kokainë

2 Shkurt 2022, 20:26 Nga DOSJA
Lidhjet mes Kamorrës e mafies shqiptare, 38 në pranga, furnizonin

ITALI– Policia italiane ka vendosur në pranga 38 persona pasi dyshohen se janë pjesë e një organizate kriminale që ka lidhje me grupin “Kamorra” të Napolit dhe mafian shqiptare. Operacioni u koordinua nga prokurori i Antimafias së Leçes, Milto Stefano De Nozza, i cili “preu” 38 urdhër arresti, duke çuar 20 persona në grup, ndërsa 18 të tjerë në “arrest shtëpie”. 15 prej tyre supozohet se i përkasin klanit të vëllezërve Nicola dhe Giuseppe Pascali një bandë që operon me zhvatje, tregtimin e drogës etj.

“Sa i përket furnizimeve me kokainë dhe hashash, grupet kishin lidhje me Kamorrën napolitane dhe krimin shqiptar”,-tha prefekti i Tarantos, Francesco Messina. Prefekti Messina theksoi gjithashtu “kapacitetin analitik të Kuesturës, të Policisë së Shtetit, e cila kreu një aktivitet hetimor duke kaluar në një kontroll të rreptë të territorit që shërben për vendosjen e pjesëve edhe për mungesën e sensit qytetar të qytetarë viktima të zhvatjes, të cilat nga ana tjetër mund të na lehtësojnë aktivitetet”.

Operacioni i sotëm vjen pas një hetimi që ka nisur në vitin 2018 pas një përplasjeje me armë zjarri, që ka sjellë edhe në “çmontimin” e grupit kriminal.

Marrë nga sputniknews

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet itali policia italiane itali policia italiane

Sondazh

Poll