Aktualitet

Gjoba për qeset plastike, Duka: Ku e di qytetari për sa kohë dekompozohet materiali?

2 Shkurt 2022, 18:00 Nga DOSJA
Gjoba për qeset plastike, Duka: Ku e di qytetari për sa kohë

TIRANË – Ministria e Turizmit prezantoi sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese draftin për nxjerrjen nga qarkullimi të qeseve plastike. Sipas këtij drafti, përdorimi i këtyre materialeve do të përfundojë në qershor të këtij viti.

Gjithashtu, parashikohen dhe gjoba e sanksione për bizneset që prodhojnë dhe importojnë si dhe për qytetarët që kapen duke përdorur këto lloj qeskash. Për bizneset që importojnë qese plastike do gjobiten me 1-1.5 milionë lekë, ndërsa qytetarët që kapen duke përdorur këto materiale gjobiten me 30-100 mijë lekë.

Deputeti i opozitës Agron Duka kërkoi që të rishikoheshin propozimet e qeverisë për zbatimin e gjobave ndaj qytetarëve. Ai tha se shumë se prej tyre që kanë arsim të ulët nuk kanë dijeni se për sa kohë mund të dekompozohen qeset plastike.

Ndëhyrje bëri dhe deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu. Ai theksoi se Shqipëria është vendi i parë në Europë që po tenton të eliminojë brenda një kohe të shkurtër përdorimin e qeseve plastike. Mziu shtoi se nga kjo nismë e qeverisë rrezikojnë të falimentojnë 20 biznese dhe të mbeten pa punë 500 punonjës. Ai i kërkoi ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro që të merret me mungesën e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Tiranë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Gjobat për qeset plastike, Mziu:Falimentojnë 20 biznese, s’e bën asnjë vend në BE

Gjobat, Duka: Janë shumë, ku e di qytetari për sa kohë dekompozohet qesja plastike?

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike agron duka gjobë nga 30 mijë për qeset plastike komisioni i veprimtarise prodhuese xhelal mziu agron duka gjobë nga 30 mijë për qeset plastike komisioni i veprimtarise prodhuese xhelal mziu

Sondazh

Poll