Aktualitet

FT/ 500 milionë lekë, Maçi dizejnoi logot e djalit të Dritan Agollit dhe FSHZH

2 Shkurt 2022, 19:45 Nga DOSJA
FT/ 500 milionë lekë, Maçi dizejnoi logot e djalit të

TIRANË – Tenderi prej 500 milionë lekësh i dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për kuzhinierin Alfio Rrotanit për krijimin e menusë së “100 fshatrave” po nxjerr të dhëna interesante. Endrit Maçi, bashkëpronar me kuzhinierin italian Rrotani te kompania “Mascarpone” rezulton të drejtojë dhe subjektin “TELL ALL CO”, kompani që operon në fushën e dizajnit, krijimit të logove, etj. Kjo e dhënë mund të vërtetohet në regjistrin e Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Në një kontroll në faqen e kësaj kompanie në “Instagram” rezulton se Maçi ka dizejnuar logot e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si dhe të restorantit “Bedouin Beach Bar”. Fotografitë i përkasin muajve shtator, tetor dhe nëntor. Restoranti i përmendur është në pronësi të djalit të drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, Fllad Agolli.

Sot, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nisi hetimet për tenderin prej 500 milionë lekësh të dhënë nga FSHZH për kuzhinierin italian Alfio Rrotani. Vetë Dritan Agolli reagoi duke thënë se akuzat ndaj tij janë shpifje dhe po sulmohet politikisht.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfio rrotani dritan agolli fondi shqiptar i zhvillimit spak alfio rrotani dritan agolli fondi shqiptar i zhvillimit spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...