Aktualitet

Zjarr në lagunën e Knallës, digjen 10 ha bimësi! S’ndërhyjnë dot zjarrfikësit

2 Shkurt 2022, 12:27 Nga DOSJA
Zjarr në lagunën e Knallës, digjen 10 ha bimësi!

LEZHË– Zjarri ka pushtuar lagunën e Knallës në Shëngjin! Që prej orës 12:00, një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë lagunën, e vazhdon të jetë aktiv deri më tani, duke djegur të paktën 10 hektarë bimësi. Flakët nuk rrezikojnë banesat e zonës, por kanë shkaktuar dëme në lagunë.

Megjithatë ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të mungesës së rrugës për të ndërhyrë në zonë, edhe pse zjarrfikësit janë në gatishmëri. Deri më tani dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme por nuk përjashtohet mundësia që flakët mund të jenë shkaktuar edhe nga pakujdesia e banorëve të zonës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Prej 7 orësh aktiv! Ende zjarr në lagunën e Knallës në Lezhë, digjen 10 ha

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shengjin zjarr ne shengjin shengjin zjarr ne shengjin

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...