Sport

“Ti nuk do hysh më”! Schweinsteiger kujton kohën te Man.United:Ja si u soll Mourinho

2 Shkurt 2022, 20:09 Nga DOSJA
“Ti nuk do hysh më”! Schweinsteiger kujton kohën te

ANGLI– Bastian Schweinsteiger ishte një shtyllë e Gjermanisë dhe veçanërisht e Bajern Munich. Në vitin 2015, mesfushori vendosi të provonte një përvojë të re duke u transferuar te Manchester United. Në vitin e parë gjërat shkuan mirë me 31 paraqitje nën drejtimin e Van Gaal. Në sezonin tjetër, gjërat shkuan ndryshe. Drejtimin e mori Jose Mourinho dhe gjërat nuk shkuan mirë për të i cili u largua nga Anglia në vitin 2017.

Gjërat dukeshin mirë për Schweinsteiger, i cili ishte vërtet i impresionuar sepse do të punonte me portugezin.  Në këtë pikë, erdhi surpriza e keqe, gjermani nuk mundi dot të hynte as në dhomat e zhveshjes. Arsyeja? Një zgjedhje e bërë nga Special One.

“Ishte shumë e çuditshme, shkova në dhomat e zhveshjes dhe doja të ndërrohesha, por dikush më tha që nuk mund të hyja dhe duhej të ndërrohesha me ekipin e dytë” diku tjetër për të luajtur. me ekipin e dytë”. Dëmi ishte bërë dhe gjermani nuk e fsheh faktin se ai episod dëmtoi përgjithmonë mardhënien e tij me klubin anglez.

“Mourinho kërkoi falje dhe tha se bëri një gabim. Natyrisht ishte mirë, por unë humba dashurinë për klubin. Nuk ishte e lehtë. Nëse dua të bëj diçka, dua ta bëj me gjithë zemër dhe energji. Por më lëndoi aq shumë sa ishte një dhimbje e madhe për mua dhe nuk mund t’i besoja vërtet klubit”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united mourinho schweinsteiger manchester united mourinho schweinsteiger

Sondazh

Poll