Sport

Cannavaro kërkon punë në Premier League, ka biseduar me Everton, por dhe Watford…

2 Shkurt 2022, 17:00 Nga DOSJA
Cannavaro kërkon punë në Premier League, ka biseduar me Everton,

ANGLI – Pasi ka kaluar një përvojë në pankinën e Al-Nassr, apo edhe te Guangzhou në Kinë, të cilën e la në shtator 2021, Fabio Cannavaro pretendon të stërvisë një skuadër në Europë, madje më tepër në Premier League.

“Klubet më të mira dhe trajnerët më të mirë janë atje,- shprehet “Topi i Artë” i France Football 2006, fituesi i Kupës së Botës me Italinë po atë vit, në një intervistë për “Telegraf”. – Nëse dua të jem një nga më të mirët, duhet të konkurroj me ta”.

Ish-mbrojtësi ka zbuluar se ka qenë në kontakt me Everton dhe Watford gjatë dimrit, pas shkarkimit të Rafael Benitez dhe Claudio Ranieri. “Te Everton, ia shpjegova pronarit filozofinë dhe strategjinë time,– thotë ai. – Por, sigurisht është e kuptueshme, që nuk do të preferohesh kur ke mundësinë të përballesh me (Frank) Lampard, i cili e njeh Premier League më mirë se unë.”

Lidhur me bisedimet e tij me drejtuesit e Watford tregon: “Ata folën me mua përpara se Roy Hodgson (të emërohej), por ata kishin nevojë për një trajner shpejt. Por, gjithsesi ishte një nder të flisja me ta”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fabio cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' me everton dhe watford në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league pas shkarkimit të rafael benitez dhe claudio ranieri fabio cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' me everton dhe watford në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league pas shkarkimit të rafael benitez dhe claudio ranieri

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...