Sport

TRAGJIKE/ Bie pa ndjenja në fushë, futbollisti shqiptar në Greqi ndahet nga jeta!

2 Shkurt 2022, 19:04 Nga DOSJA
TRAGJIKE/ Bie pa ndjenja në fushë, futbollisti shqiptar në Greqi

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin grek. Në takimin Ilioupoli- Ermionida e vlefshme për Kategorinë e Tretë, futbollisti shqiptar Aleksander Lambi ka ndërruar jetë në fushë në moshën 22-vjeçare. Në minutën e 5-të sulmuesi shkoi për një goditje anësore por humbi ndjenjat.

Ndeshja u ndërpre menjëherë dhe mjekët bënë përpjekje të mëdha për ta rikthyer në jetë duke përdorur një defibrilator. Ekipi mjekësor ka vazhduar përpjekjet derisa ka mbërritur ambulanca, e cila ka mbërritur në stadium pas 15 minutash. Zyrtarët e ndeshjes raportuan se lojtari është transportuar në spitalin “Evangelismos” me puls minimal. Ekipi i Iliopoli i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit shqiptar.

“Aleko ynë, u largove në mënyrë kaq të padrejtë”, ishin këto fjalët e para të mesazhit të lamtumirës që i dhanë shokët e ekipit “Iliupolis” futbollistit shqiptar në Greqi që humbi jetën tragjikisht në fushë mesditën e sotme.

Aleko ynë, shoku ynë, vëllai ynë, u largove kaq padrejtësisht nga jeta. I gjithë ekipi, i gjithë qyteti mban zi sot. Fjalët nuk mjaftojnë… vetëm një dhimbje e padurueshme dhe nyjë në stomak. Udhëtim të mbarë Aleko”, kanë shkruar ata përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aleksander lambi greqi aleksander lambi greqi

Sondazh

Poll