Sport

Mbylli ndeshjen para kohe, arbitri: Zoti më foli, do kthehesha me arkivol sikur…

2 Shkurt 2022, 19:40 Nga DOSJA
Mbylli ndeshjen para kohe, arbitri: Zoti më foli, do kthehesha me arkivol

AFRIKË-Gjyqtari nga Zambia, i cili e përfundoi para kohës ndeshjen e Kupës së Afrikës ndërmjet Tunizisë dhe Malit muajin e kaluar, pretendon se mund të kishte vdekur nga nxehtësia e madhe nëse ndeshja do të vazhdonte më gjatë.

Ai madje e fërshëlleu dy herë, fillimisht 5 minuta para fundit dhe më pas, pa u mbyllur minuta e fundit, por Sikazue beson se vendimi i tij i gabuar për ta mbyllur ndeshjen para kohës së rregullt ishte në fakt një bekim nga Zoti.“Kam parë njerëz që shkojnë për detyra jashtë vendit dhe kthehen në një arkivol”, u tha ai gazetarëve pasi mbërriti përsëri në vendlindjen e tij. “Isha shumë afër të kthehesha ashtu”.

 

Hectic Last 5 minutes of Tunisia v Mali in #AFCON2021

Ref blows the whistle for full time on 85 minutes
Restarts the play.
Sends off a Mali player in the 87th minute.
VAR tells the ref it’s not a red.
– Ref rejects the VAR decision.
– Ref blows again for full time on 89:45min. pic.twitter.com/RWZqgPqIFX

— unilorin headboy???? (@themayorofmilk) January 12, 2022

Madje, Sikazue shtoi se po ta kishte vazhduar edhe pak ndeshjen, ai do të binte në komë për shkak se ishte me temperaturë të lartë. “Isha me fat që nuk rashë në komë, – ka rrëfyer ai. – Do të kishte qenë një histori shumë ndryshe. Mjekët më thanë se trupi im nuk po ftohet. Do të kishte kaluar vetëm pak kohë para se do të kisha rënë në komë dhe ky do të ishte fundi për mua. Mendoj se Zoti më tha që ta mbyll ndeshjen. Ai më shpëtoi.” Gjyqtari këmbëngul se klima tropikale, ishte arsyeja e sjelljes së tij të pazakontë atë ditë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kupa e afrikes sikazue kupa e afrikes sikazue

Sondazh

Poll