Sport

Super Bowl/ Organizatorët “kriposin” tifozët, çmimet e biletave në stratosferë!

2 Shkurt 2022, 17:47 Nga DOSJA
Super Bowl/ Organizatorët “kriposin” tifozët,

SHBA- Los Angeles do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi që nga viti 1973 “Qyteti i Engjëjve” nuk ka pritur një finale të National Football League, Super Bowl. Eventi sportiv më i ndjekur në Shtetet e Bashkuara të Amertikës. Tifozët janë të vetëdijshëm për këtë ngjarje historike, por edhe për organizatorët që kanë vendosur të rrisin çmimet e biletave në finalen midis Los Angeles Rams dhe Cincinnati Bengals.

Një biletë për ta parë këtë ndeshje në stadium fillon nga 5.800 dollarë dhe shkon deri në 60.000. Por kujdes, pasi këto janë biletat për vendet e zakonshme në stadium, pasi në faqe të ndryshme si Ticketmaster apo Stubhub çmimi fillon të çmendet pak. Aty mund të shohësh edhe bileta që shkon deri në 455,703 dollarë për një nga suitat që ofrojnë kushtet më luksosze për të parë këtë spektakël.

Sipas zëdhënësit të National Football League Brian McCarthy çmimet e biletave vazhdojnë të rriten dhe mendohet se kjo është finalja më e shtrenjtë në histori. Finalja do të luhet në stadiumin Sofi me kapacitet prej 70,000 spektatorësh.

Shfaqja nuk mbaron këtu, sepse gjatë pushimit të dy pjesëve  Dr Dre, Snoop Dogg, Eminem e shumë artistë të tjerë do të performojnë në finale për të argëtuar publikun. Finalja e Super Bowl do të luhet të dielën, më 13 shkurt kështu që pritshmëritë janë shumë të larta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport super bowl super bowl

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...