Sport

Jo, nuk është mirazh, ka ndodhur vërtet: Roberto Baggio ka shënuar në vitin 2022!

2 Shkurt 2022, 19:20 Nga DOSJA
Jo, nuk është mirazh, ka ndodhur vërtet: Roberto Baggio ka

BRAZIL– Ai quhet Roberto Baggio Ribeiro da Costa, i lindur në 1996 në Brazil. 26-vjeçari ndaj vetëm emrin dhe rolin, por jo talentin. Megjithatë, ai ka një histori të veçantë për të treguar sa i përket emrit që mban. Babi i tij ka një pasion të çmendur për futbollin, aq sa i ka vendosur emrat e idhujve të tij.

Megjithatë Roberto Baggio brazilian nuk është se ka një CV të pasur sa i përket karrierës si futbollist duke u aktivizuar me skuadra modeste.

Në javën e dytë të turneut shtetëror të Rio de Zhanieros, Bangu, skuadra ku bën pjesë lojtari fitoi ndaj Fluminenses me shifrat 1-0. Do të ishte pikërisht Roberto Baggio që do të shënonte në vetëm 14 minuta lojë, duke u konsideruar si lojtari i ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brazil roberto baggio brazil roberto baggio

Sondazh

Poll