Sport

Europa League: Dembele dhe Aubameyang në listën e Barcelonës, Dani Alves jo…

2 Shkurt 2022, 18:01 Nga DOSJA

SPANJE – E rikthyer në Europa League, pas eliminimit nga gara në Champions League, Barcelona ka përfshirë Ousmane Dembélé në listën e 32 lojtarëve, që do të garojnë në këtë kompeticion, në përballjen kundër Napolit, më 17 dhe 24 shkurt në turin e 1/16-ave.

Duke mos pranuar ofertën e zgjatjes kontratës nga drejtuesit e tij, sulmuesi francez (27 ndeshje, 4 gola) në qershor me gjasa do të largohet nga “blaugranët”.

Gjithsesi, pasi nuk e shitën gjatë afatit kalimtar të dimrit, presidenti Joan Laporta duket ka hapur përgjysmë derën, këtë të mërkurë, me kthimin e tij në ekipin e parë, teksa është shprehur: “Ai është në dispozicion të trajnerit (Xavi) kështu që është ai që do të vendosë nëse do të luajë apo jo”.

Ndërsa katalansit kishin të drejtë dhe mund të regjistronin vetëm tre nga katër blerjet e tyre dimërore në listën e lojtarëve të kualifikuar në Europa League, Barça vendosi të sakrifikonte Dani Alves në favor të Ferran Torres, Adama Traoré dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona ankth te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve në champions league në europa league presidenti joan laporta afër kalimit te barcelona ankth te barcelona barcelona ka përfshirë ousmane dembélé në listën e 32 lojtarëve në champions league në europa league presidenti joan laporta

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...