Aktualitet

Mori kredi me identitet tjetër, në pranga 28-vjeçari në Lezhë

2 Shkurt 2022, 18:59 Nga DOSJA
Mori kredi me identitet tjetër, në pranga 28-vjeçari në

LEZHË – Një 28-vjeçar nga Lezha u arrestua pasi u denoncua nga një qytetar se i kishte përdorur identitetin për të marrë kredi. I ndaluari është 28-vjeçari me inicialet P.P. nga fshati Torovicë i Lezhës. Sipas informacioneve të policisë, ai u denoncua nga shtetasi GJ.F. se i kishte përdorur të dhënat personale për të përfituar kredi.

P.P. u shpall në kërkim nga Policia e Shkodrës dhe pas arrestimit, forcat e rendit të Lezhës, e dorëzuan në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi:

P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P., me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mashtrim mashtrim

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...