Aktualitet

‘6 marsi’/11 parti në garë,KQZ miraton kërkesat,nesër përfundon afati i koalicioneve

2 Shkurt 2022, 19:05 Nga DOSJA
‘6 marsi’/11 parti në garë,KQZ miraton

TIRANË– 11 forca politike dorëzuan të hënën në KQZ kërkesën për t’iu bashkuar garës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Sot, në një mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi kërkesën e tyre për të garuar. Më 6 mars, krahas Partisë Socialiste, Komisionit të Rithemelimit, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e Partisë DemoKristiane, janë edhe 7 parti të tjera. Edhe pse këto të fundit kanë pasur peshë në zgjedhjet e mëparshme.

Bëhet fjalë për: Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia Kristian Demokrate, Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë, Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Legalitetit dhe Balli Kombëtar. Ndërkohë që nesër është afati i fundit për të dorëzuar kërkesat për regjistrimin e koalicioneve.

LSI kërkoi regjistrimin në koalicion me PDK dhe Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës, ndërsa PD e PS duket se do të hyjnë të vetme në garë për bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Sipas gjasave dhe deklaratave të deri më tanishme, aleatët e Partisë Demokratike, Agron Duka i PAA, Fatmir Mediu nga PR, Dashamir Shehi i LZHK, Shpëtim Idrizi (PDIU) apo Vangjel Dule nga PDBNJ, duket se do ta bëjnë “pushim” për këto zgjedhje. Ndërsa mungojnë edhe kërkesat e kandidatëve të pavarur dhe të të “besuarve” të kryedemokratit Lulzim Basha.

Zgjedhjet për 6 bashkitë që kanë pasur mbetur pa një kryetar u dekretuan nga presidenti Ilir Meta, mirëpo edhe pse fushata nis më 14 shkurt, sërish nuk janë prezantuar të gjithë garuesit. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni. Për Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja. Kryetaja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa do ketë përballë Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI. Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin, e propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ilirjan celibashi komisioni qendror i zgjedhjeve zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...