Aktualitet

Policia kufitare greke: Lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Kapshtica

2 Shkurt 2022, 09:58 Nga DOSJA
Policia kufitare greke: Lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të

KORÇË – Kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë drejt Greqisë ka rinisur sërish mëngjesin e sotëm. Policia Kufitare e Kapshticës komunikon se pala greke i ka bërë me dije mund të vazhdojë lëvizje e kamionëve drejt tokës greke nga kjo pikë kufitare. Ndërkohë, kalimi nga Qafë-Thana mbetet ende i bllokuar.

NJOFTIM I DREJTORISë VENDORE E KUFIRIT DHE MIGRACIONIT KORÇË STACIONI I POLICISË KUFITARE  KAPSHTICË:

Nga autoritetet e policisë greke, jemi njoftuar se është lejuar lëvizja e mjeteve e tonazhit të rëndë (kamiona) në drejtim të Greqisë.

Ndërsa në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, aktualisht vijon të mbetet i ndaluar kalimi i tyre. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë u bllokua prej disa ditësh drejt Greqisë për shkak se dëbora e madhe që ka rënë në qarkun e Korccës ka bllokuar shumë akse dhe fshatra.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dogana e kapshtices dogana e kapshtices

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...