Aktualitet

Koordinimi rajonal i frekuencave, AMA takim me palën malazeze

2 Shkurt 2022, 11:55 Nga DOSJA
Koordinimi rajonal i frekuencave, AMA takim me palën malazeze

TIRANË – Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi takim me organizatën homologe të saj në Malin e Zi. Në takim ku ishte e pranishme dhe kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi u diskutua për projektin e koordinimit rajonal të frekuenvcave.

Palët trajtuan mundësinë për firmosjen e një marrëveshje të përbashkët rajonale brenda këtij viti.

NJOFTIMI I AMA-s
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Armela Krasniqi dhe delegacioni i AMA-s zhvilloi një takim me homologët e Agjencisë për Komunikimet Elektronike dhe Shërbimet Postare të Malit të Zi.

Në këtë takim, Krasniqi u prit nga Drejtori Ekzekutiv Darko Grguroviç me të cilin nënvizuan nevojën e koordinimit të frekuencave në kuadër të procesit të lirimit të brezit 700 MHz dhe avancimit sa më të shpejtë të këtij të kësaj agjende.

Në këtë frymë, palët u darkordësuan në parim dhe vendosën piketat për vijimin e bashkëpunimit në këtë drejtim duke hartuar një plan të detajuar sesi do të arrihet deri tek marrëveshja finale e cila pritet të nënshkruhet në një afat sa më të shkurtër.

Në kuadër të këtij procesi, Shqipëria për planin e saj frekuencor ka marrë miratimin e Bosnjë-Hercegovinës dhe po vijon axhendën e takimeve koordinuese me të gjithë shtetet fqinjë në rajon me qëllim finalizimin e këtij procesi në një kohë sa më shkurtër.

Duke njohur rëndësinë e këtij e procesi si dhe afatet e ngushta për realizimin e tij (30 qershor 2022), AMA do të vijojë ndjekjen e këtij procesi në mënyrë intensive duke koordinuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtarë me të gjithë palët përfshira.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti a autoriteti a

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...