Aktualitet

Zbardhet vendimi për grupin e Shullazit, çështja për rekurs në Gjykatën e Lartë

2 Shkurt 2022, 11:49 Nga DOSJA
Zbardhet vendimi për grupin e Shullazit, çështja për

TIRANË – Grupi kriminal i drejtuar nga Emiljano Shullazi është dënuar me 55 vite burg. Ata u shpallën fajtorë nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Tashmë çështja do të shkojë në Gjykatën e Lartë ku do të bëhet rekurs për vendimin e GJKKO.

Ata janë shpallur fajtorë për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe zhvatjen e pasurisë e kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka. Për këto vepra i pandehuri Emiljano Shullazi u dënua me 14 vjet burg, Gilmando Danin me 12 vjet burg, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën me nga 10 vjet burg, si dhe Blerim Shullazin me 9 vjet burg.

Ndërkohë, grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka. Në apel dy prokurorët e kësaj dosjeje, Altin Dumani dhe Ened Nakuçi hoqën dorë nga ankimi i kryer më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shkurt 2022, 18:49

Ekspertët: Aeroporti i Vlorës rrezik për shpendët

VLORË- Planet për të ndërtuar në Vlorë aeroportin më të madh të Shqipërisë, mund të shkatërrojnë një nga strehët më spektakolare të Evropës për zogjtë gjig...