Sport

Një i vrarë, përleshje fatale midis tifozerive në Selanik! Arrestohet i dyshuari…

2 Shkurt 2022, 16:39 Nga DOSJA

GREQI – Sipas një burimi policor, Alkis, një tifoz 19-vjeçar, u godit për vdekje me thikë mëngjesin e së martës në Selanik, gjatë një sherri mes tifozëve të klubeve rivale pranë stadiumit Kleanthis-Vikelidis, kryer nga një grup personash që kanë zbritur nga dy makina.

“Është arrestuar një i dyshuar, – njoftoi të mërkurën ministri i brendshëm grek, Takis Theodorikakos. – Kam kontaktuar me kryeministrin për ta informuar se është arrestuar autori i dyshuar i vrasjes së 19-vjeçarit në Selanik, pak kohë më parë”,- shkruan ai në një postim në Twitter.

Viktima është goditur me thikë në kofshë dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa dy persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe janë dërguar në spital, tha i njëjti burim.

Qyteti i Selanikut ka qenë skena e përplasjeve mes tifozëve rivalë të dy klubeve të qytetit, Aris dhe PAOK. Në dhjetor, federata greke e futbollit gjobiti klubin e PAOK me 193.000 euro, pasi tifozët pushtuan fushën dhe u përleshën me policinë. Klubi është i detyruar të luajë katër ndeshjet e ardhshme në shtëpi me dyer të mbyllura.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aris dhe paok futbolli grek ministri i brendshëm grek një tifoz 19-vjeçar skuadra e paok kampion takis theodorikakos tifozet e selanikut u godit për vdekje me thikë aris dhe paok futbolli grek ministri i brendshëm grek një tifoz 19-vjeçar skuadra e paok kampion takis theodorikakos tifozet e selanikut u godit për vdekje me thikë

Sondazh

Poll

Sport 2 Shkurt 2022, 12:11

Boateng për Shaqirin: “Ishte ëndërr apo…”

GJERMANI – Xherdan Shaqiri ka bërë një performancë fantastike në ndeshjen e mbrëmjes të së martës mes Lyon dhe Marsielle në kampionatin francez, takim që ...