Aktualitet

E dhimbshme/ Pëson infarkt në fushë, ndërron jetë futbollisti shqiptar (Emri)

2 Shkurt 2022, 17:51 Nga DOSJA
E dhimbshme/ Pëson infarkt në fushë, ndërron jetë

GREQI – Futbollisti shqiptar Aleksandër Llambi ndërroi jetë në fushën e lojës gjatë një ndeshje të kategorisë së tretë të futbollit grek. Sulmuesi 21-vjeçari i Liupolit pësoi arrest kardiak pak minuta pasi mbërriti në fushën e lojës.

Stafet mjekësore të të dyja ekipeve ndërhynë menjëherë për të ndihmuar Llambin. Për fatin e tij të keq, në stadium nuk kishte asnjë ambulancë. Pas njoftimit, një ambulancë erdhi me vonesë. jAi u transportua në spital me puls të dobët. Më pas, ai u shpall i vdekur.

Llambi ishte pjesë e klubit Apollon Smirnis dhe ishte huazuar te Liupoli në divizionin e tretë të futbollit grek.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll